21 Maj, 2026

Gazetari gjirokastrit: E denoncova kryebashkiakun me SIDA, më shoqëruan në Polici. Janë infektuar 150 persona

 Gazetari gjirokastrit: E denoncova kryebashkiakun me SIDA, më shoqëruan në Polici. Janë infektuar 150 persona

Nga Emin Kokalari

Një sqarim të vogël…

Kur unë e kam ngritur këtë shqetësim muaj para për të cilën kam marë informacion nga burime të pa verifikueshme nga ana time por të disajta, askush nuk besonte dhe madje më thanë se gënjen dhe mashtron!

Sa për dijeninë tuaj, unë jam person që jam shoqëruar në polici dhe madje intimiduar nga vetë ata në disa raste për këtë çështje, për presion, për të mbyllur derën e fjalës së lirë apo për të kryer detyrën ata, këtë nuk mund ta them, por personalisht mendoj të parën, megjithatë unë nuk i kam ngacmuar apo t’i kallëzoj për heqje lirie ose të tjera arsye edhe pse jam më i fortë nga ç’mendojnë disa.

Tani që këtë gjë e ka verifikuar media, konkretisht ky gazetari, çuditërisht tani ju besoni dhe tani numri është shtuar dhe dyshohet për mbi 150 veta në qytet të infektuar sipas gojëdhënave që njerëzit thonë…

Madje nuk e mbaj mend, por diku dëgjoja një bisedë që dyshohet për mbi 15 veta në bashki (sa e vërtetë është nuk e di).

Ka dhe gjëra të tjera në mes të kësaj historie megjithatë dua t’ju bëj thirrje të gjithëve: tregoni kujdes maksimal, sidomos kur bëni ndërhyrje mjekësore apo dentare. Siguria dhe higjiena nuk janë gjëra për t’u marrë lehtë, zgjidhni me kujdes ku drejtoheni.

Këtë punë duhet që shteti të veprojë, madje pse jo të marë dhe masa të rrepta sigurie për shëndetin publik. Nga ta dimë ne që nga pakujdesia apo qëllimisht nga arsye të errëta, sëmundja të mund të përdoret si armë? Në mënyra nga më të ndryshmet!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *