E rëndë një Gjirokastër: Kamioni i Bashkisë merr përpara 5 automjete, raportohet për dy të plagosur
Një aksident është shënuar në zonën e njohur si Folesha, në Gjirokastër, ku një mjet i bashkisë që po transportonte rërë për punimet në këtë rrugë ka pësuar një defekt me frenat duke marrë para disa mjete, raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Dudo.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një defekt në sistemin e frenimit, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos arrijë të ndalojë në kohë.
Si pasojë, mjeti është përplasur fillimisht me disa automjete të parkuara përgjatë aksit rrugor.
Raportohet për dy të plagosur.