Ferit, këtë radhë a do të të shkojë lëkura?
Nga Artur Meçollari
Kjo foto është shkrepur në 27 prill 2009, plot 17 vjet më parë. Kjo ngjarje nuk do të kishte ndodhur nëse kryetari i Grupit Negociator për detin me Greqinë, dhe njëkohësisht sekretar i Përgjithshëm i MEPJ, nuk do të kishte firmosur.
Pa firmën e tij dhe Grupit Negociator nuk mund të firmosej kjo marrëveshje që futi në kolaps një shtet të tërë dhe marrëdhëniet me Greqinë.
Ferit Hoxha pasi firmosi me Grupin, një ditë më pas shkrepjes së kësaj fotoje, i dërgoi gazetarit Tedi Blushi një email privat, ku i shkruante se “marrëveshja e firmosur binte ndesh me interesat e Shqipërisë”.
Për dy vjet si drejtues e Grupit ai kishte futur në kurth të gjithë anëtarët e tij. Por kjo nuk mjaftonte.
Edhe pas firmosjes anëtarët e Grupit Negociator, dilinin nëpër televizione dhe argumentonin se marrëveshja ishte e drejtë, duke marrë mbi vete gjithë mllefet e publikut si “tradhëtar”.
Veç kryetari ishte i qetë; se kurthin ndaj vartësve të tij të grupit e kishte përgatitur mirë. I kishte nxjerrë në pritë.
Kjo histori, e pabesisë institutional dhe njerëzore njihet nga anëtarët e Grupit të adhshëm Negociator që dëshiron të krijojë Feriti, tashmë ministër i MEPJ, me firmën e Barjamit.
Shumë prej tyre kanë qënë në Grupin Negociator të vitit 2018 dhe e njohin çështjen. A do ti shkojë lëkura këtë radhë Feritit?
A do pronojnë ata të firmosin për Ferritin, që sot punon për Ramën si dje për Berishën, dhe që nxorri në pritë kolegët e tij në vitin 2009?