21 Maj, 2026

Ish-zv.ministrja e Ramës: Na ruaj o Zot, se këtu nuk ka shtet

 Ish-zv.ministrja e Ramës: Na ruaj o Zot, se këtu nuk ka shtet

Screenshot

Ish-zv.ministrja e Turizmit, Ornela Çuçi, thotë se zjarri që ra dje në një pallat në Tiranë, është një ngjarje e paralajmëruar.

Ajo thotë se këtu vetëm Zoti mund të na ndihmojë dhe ruajë.

“Një vit më parë e paralajmëruam. Dje ndodhi.

Zjarri që përfshiu një pallat në Tiranë nuk është një incident i izoluar. Do të ndodhë përsëri. Është ndertuar kështu gjithandej në Tirnaë.

Askush nuk do të shkoje në burg. Sepse, në Shqipëri mungon një kuadër  rregullator për materialet e përdorura në fasada, përfshirë ato me përbërje të rrezikshme dhe me sjellje shumë të lartë ndaj zjarrit.

Në shumicën e vendeve europiane, përdorimi i këtyre materialeve është i kufizuar ose i ndaluar mbi një lartësi të caktuar dhe i nënshtrohet testimeve rigoroze (p.sh. standardet e Euroclass dhe testet në shkallë reale për fasadat). Në Tiranë, këto mekanizma mungojnë. Dhe veç ndërtohen kulla.

Na ruaj o Zot! Na ruaj ti të paktën se ky nuk është veç një problem teknik. Është një problem politik, institucional dhe etik. Dhe nëse nuk adresohet urgjentisht, ngjarje të tilla do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Dje ishte një paralajmërim. Herën tjetër, e do të ketë herë tjetër pa diskutim, mos e bëj Zot të jetë një tragjedi”, shkruan Çuçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *