21 Maj, 2026

Historia e dy motrave binjake tek “Zonja nga qyteti”, kush janë ato dhe ku jetojnë sot?

 Historia e dy motrave binjake tek “Zonja nga qyteti”, kush janë ato dhe ku jetojnë sot?

A e dini se….

Veronika dhe Ludmilla Myslimi, quhen dy motrat binjake të filmit Zonja nga qyteti (1976)

Besoj të gjithë i mbani mend dy vajzat binjake të shokut Salë në filmin Zonja nga qyteti (1976).

Të gjithë mendonin se dy motrat mund të ishin korçare ose pogradecare por në fakt ato ishin nga Tirana.

Të njohura në atë kohë si një ndër vajzat më të bukura të “Rrugës së Durrësit” në Tiranë, ato banonin përballë ish-ambasadës jugosllave.

Sipas informacioneve të njerëzve që i njihnin, zonja Veronika ka punuar në Ministri, në atë kohë në kryeqytet dhe sot ende jeton në Tiranë, ndërse zonja Ludmilla ka qenë pedagoge e Statistikës në Fakultetin e Ekonomisë.

Prej 30-vitesh ajo jeton në Greqi me familjen e saj. (Marrë nga faqja Historia Në Fotografi)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *