E vërteta e vilave në bregdet, që i kanë mbetur në “dorë” SPAK-ut
Nga Mentor Kikia
Ka disa ditë që SPAK-ut i kanë ngelur në dorë çelësat e disa vilave. Të paktën një në Palasë e një në Golem.
Një drejtor i madh thotë se është e drejtorit të vogël; drejtori i vogël thotë se e ka përgjegjësi i sektorit.
Përgjegjësi thotë e ka specialisti. Specialisti thotë “unë nuk di gjë fare, por pyesni një herë kushuririn tim që punon faturino”.
Në këto kushte, me duhet të zbuloj të vërtetën.
Vilat janë të miat!
Mos u bini në qafë drejtorëve kot.
Ndaj, mbaroni punë me kontrollet, merrni ça keni për të marrë, dhe më sillni celësat.
Këtë po e bëj në emër të transparencës.