21 Maj, 2026

Nuk mjafton nafta dhe ushqimet – Vodafone dhe One rrisin çmimet për klientët

 Nuk mjafton nafta dhe ushqimet – Vodafone dhe One rrisin çmimet për klientët

Shqipëria është duke u përballur me një krizë të rëndë, e “justifikuar” nga tregtarët me luftën në Lindjen e Mesme.

Çmimi i karburanteve dhe ushqimeve ka shkuar në qiell.

Edhe pse jemi vendi më i varfër në Europë, çmimet janë më të shtrenjta se në çdo vend tjetër.

Si të mos mjaftonte kjo, edhe kompanitë e telefonisë celulare, Vodafone dhe One, kanë vendosur të rrisin tarifat për klientët e tyre.

Çmimet pritet të rriten nga 1 maji.

Ato justifikohen, duke thënë se kjo rritje vjen për shkak të indeksit të çmimeve.

Tani se çfarë lidhje kanë kompanitë e telefonisë me indeksimin e çmimeve, veç ato mund ta shpjegojnë.

Se shteti, fatkeqësisht, na ka lënë të vetëm përballë vjedhjes në të gjitha fushat.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "e martë, 31 mars I nderuar Pajtimtar! ONE Albania ju njofton se me efekt nga data 1 Maj 2026 do te pershtase tarifat per sherbimet celulare bazuar ne ndryshimin mesatar vjetor te indeksit te cmimeve te konsumit (ICK) te publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ne nivelin jo me shume se 2.2% mbi tarifen stan Shihi gjitha 9:14"

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *