21 Maj, 2026

Qytetarja nga Durrës, mesazh Ramës: Je bastardi më i madh i këtij vendi, që po vjedh popullin tënd

 Qytetarja nga Durrës, mesazh Ramës: Je bastardi më i madh i këtij vendi, që po vjedh popullin tënd

Banorët e Rrjollit kanë zhvilluar një protestë këtë të hënë para Kuvendit.

Banorët nuk kanë hequr dorë nga e drejta e tyre për pronën ndërsa bëjnë thirrje që autoritetet të reagojnë.

Me disa pankarta në duar “Po na vjedhin tokën”, banorët bëjnë thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të mbrojnë pasuritë e tyre.

“Kryeministri del e thotë se kanë letrat e falsifikuar, a ka shkuar ndonjë herë të shohë se çfarë ndodh në këto institucione tona”, u shpreh një qytetare.

Banorët e Rrjollit pretendojnë se Ulaj sëbashku me Fatmir Shpellzajn dhe disa eksponentë të politikës po u grabisin pronat e tyre.

Banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj, është shprehur se kanë dorëzuar në Parlament një seancë dëgjimore për problematikën e Rrjollit.

“Ju jeni aty për të na përfaqësuar ne si ligjvënës. Ne kemi dorëzuar edhe një kërkesë në Parlament, që të ketë një seancë dëgjimore për problematikën e Rrjollit. Deputetët duhet të marrin kohë dhe të na dëgjojnë ne. Nuk duhet të vijnë te ne vetëm kur është koha e votave, por edhe kur ne kemi nevojë”, tha mes të tjerash Luçiana Kokaj.

Ndërkohë një tjetër aktiviste e pranishme në protestë është shprehur se ligji për shpronësimet për interes publik duhet zhbërë.

“Është hera e tretë që mblidhemi për problematikat e pronës. Parlamenti ka në dorë të bëjë apo të zhbëjë ligje. Një nga ligjet më të tmerrshme është ligji për shpronësimin për interes publik. Ky ligj ka disa nene që shpronëson privatin për t’ja dhënë privatit.

Ky është një ligj që duhet zhbërë nga ky Parlament. Janë të gjitha çështjet tona me VKM të firmosura nga një figurë, Belinda Balluku. Hajdutë janë të gjithë ata që kanë votuar për këtë VKM. Të gjitha projektet bëhen në mungesë transparence, në një grabitje për ditë me diell. Shteti shqiptar është i shurdhër”, tha aktivistja.

Ndërkohë një banore e Durrësit, e cila kundërshton projektin TID, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka cilësuar si aktorin kryesor për grabitjen e pronave.

“Unë jam Rita nga Durrësi. Edi Rama që i fillove dhe mbylle gjithë hipotekat, i çove gjyqet në Tiranë, i kopsite dhe vodhe pronat. Je bastard me këtë që po i bën popullit shqiptarë. Të gjithë deputetët e kanë frikë Edi Ramën. Ai është Sulltan Murat. Harroje, popullin e ke kundër. Po i lë njerëzit pa shtëpi”, tha një banore e Durrësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *