4 oficerët e policisë që ruanin lushnjarin me 150 milion euro cash në vilë
Në 2010 u emërova në Ministrinë e Mbrojtjes drejtor i Botimeve Ushtarake, një strukturë e re e mirëmenduar për nomenklaturën Ushtarake e Civile, me 20 punonjës. 30 % e strukturës ishte ushtarake, me zv. drejtor një oficer karriere që sot është bërë kolonel. Zyrat ishin në katin e parë të asaj që njihej si SHQUP-i, sot selia e PD.
Atë vit bëri shumë ftohtë në dimër. Një ditë makina ime modeste, Opel Corsa, nuk u ndez dhe më duhej të shkoja në një repart në Zall Herr.
Për ta ndezur mendova ta shtyja me marsh brenda. Këtu bëra një gabim e mora një mësim. Thirra pa menduar zëvendësin tim, me uniformë, të më ndihmonte ta shtyja. Ishim vonë. Ai erdhi dhe më tha:
– Drejtor të lutem më prit 5 minuta sa të shkoj deri tek ushtari i Panjohur të pajtoj 2 punëtorë për këtë punë sepse jam me uniformë.
Është turp për mua dhe për ty të na shohin teksa shtyjmë makinën në mes të Tiranës.
E mora mesazhin. E falenderova për mësimin që më dha. Nuk përsëritet.
E shkrova këtë pjesë të kujtimmësimëve të mia për të thënë rëndësinë e uniformës. Ka shumë oficerë policie e ushtrie që heqin uniformën pasdite e marrin leje të jashtëzakonshme për të bërë një punë të dytë.
Me major Sokol Fekën ndjesë pastë kam fluturuar me helikopter. Një pilot i jashtëzakonshëm që ma fiku helikopterit në ajër për të më trembur keqazi.
Kishte një jetë të dyfishtë. Ai merrte lejen e zakonshme çdo muaj gusht dhe shkonte në Marok për të fluturuar me helikopterin qindra kg bar për në Spanjë derisa e qëlluan duke e rrëzuar për tokë.
Njoh rastin e 4 oficerëve të force elitë të policisë që ruanin lushnjarin me 150 milion euro cash në vilë.
U njoha me rastin e oficerëve që punonin bodigardë në disa hotele e lokale në Ksamil.
Diçka duhet bërë. Uniforma është Shteti. (Lavdrim Lita)