28 Mars, 2026

38-vjeçari nga Memaliaj i bën gjëmën një familje në Hormovë, Policia në kërkim të tij

 38-vjeçari nga Memaliaj i bën gjëmën një familje në Hormovë, Policia në kërkim të tij

Një 38-vjeçar nga Memaliaj është shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Tepelenës.

Kjo, pasi ai akuzohet se ka grabitur një shtëpi në fshatin Hormovë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. H. alias J. H., 38 vjeç, banues në Memaliaj.

Kjo, pasi dyshohet se dje, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit Sh. I., në fshatin Hormovë.

Punohet për kapjen e 38-vjeçarit”, bën me dije Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *