25 Shtator, 2026

Ergys Agasi udhëtonte me Audin A8 të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni

 Ergys Agasi udhëtonte me Audin A8 të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni

Nga Arben Llangozi, avokat

Më 12 qershor publikova videon e Ergys Agasit në kërkim duke udhëtuar me makinën e drejtoreshës së SHISH, askush nuk më besoi

Më 12 qershor publikova këtë video dhe denoncova publikisht se Ergys Agasi, megjithëse ishte në kërkim me vendim gjykate, udhëtonte me Audi A8 të zi të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Askush nuk më besoi. Ishte shumë e rëndë për t’u pranuar, një njeri në kërkim nga drejtësia lëvizte me makinën e drejtueses së shërbimit sekret shqiptar.

Më herët kisha bërë publik edhe pretendimin se mes Agasit dhe Hysenit ekzistonte një marrëdhënie intime. Edhe kjo u prit me mosbesim.

Sot Vlora Hyseni është nën masë sigurie dhe e pezulluar nga detyra, ndërsa sipas raportimeve publike hetohen dyshime se informacione shtetërore i janë përcjellë pikërisht Ergys Agasit.

Atëherë shumëkush zgjodhi të mos besonte atë që po denoncoja. Sot kjo video kërkon një shpjegim shumë më serioz, si mund të ishte Ergys Agasi në kërkim nga shteti dhe njëkohësisht të lëvizte me makinën e drejtueses së SHISH?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *