27 Tetor, 2026

25-vjeçarja nga Skocia humbi jetën në një apartament në Durrës, familja kërkon ndihmë për trupin

 25-vjeçarja nga Skocia humbi jetën në një apartament në Durrës, familja kërkon ndihmë për trupin

Familja e nënës së re britanike që u gjet e pajetë në një apartament të marrë me qera në Airbnb në Durrës në fillim të këtij muaji ka bërë një apel për ndihmë për kthimin e trupit.

25-vjeçarja Ferne King nga Fife në Skoci, ndërroi jetë gjatë pushimeve të saj, ku ndodhej së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare.

Policia dhe mediat lokale raportuan se 25-vjeçarja u zbulua në dhomën e saj nga një pastruesja që njoftoi më pas policinë.

Është raportuar se ajo pësoi një atak kardiak teksa ndodhej në dhomën e saj me qira.

Vajza 2-vjeçare u gjet pranë shtratit të saj në gjendje të mirë. Edhe forcat e policisë së Durrësit përjashtuan çdo mundësi kriminale.

Familja e saj tani po përballet me vështirësi në mbledhjen e parave për ta kthyer trupin e pajetë në shtëpi.

Në përgjigje të kësaj, ata kanë hapur një faqe GoFundMe pasi u është thënë se u duhen 10 000 paund për të riatdhesuar trupin e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *