14 Korrik, 2026

2.5 mln euro “rrogë” në vit: Pse SPAK nuk mori nën hetim edhe Ben Blushin?

 2.5 mln euro “rrogë” në vit: Pse SPAK nuk mori nën hetim edhe Ben Blushin?

SPAK ka dërguar për gjykim, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe disa persona të tjerë, që akuzohen për inceneratorët.

Bashkë me ta është dërguar për gjykim edhe gazetari E.H, që ka punuar për Top Channel në kohën kur ky i fundit drejtohet nga Ben Blushi.

Gazetari në fjalë ka qenë vartësi direkt i Blushit dhe zbatonte porositë e këtij të fundit.

Ai sot akuzohet për pastrim parash.

Por ndërkohë, SPAK ka lënë jashtë kësaj dosje, pikërisht Ben Blushin, që thuhet se ishte një prej njerëzve kryesorë në skemën e inceneratorëve.

Dhe nuk fshihej fare madje.

Por me sa duket është treguar më i zgjuar se të tjerët, pasi paratë i pastronte nëpërmjet Top Channel.

Nga rrogat që u publikuan disa vite më parë, rezultoi se ai merrte më shumë se 2.5 mln euro në vit.

Një shifër kjo e pajustifikuar për asnjë gazetar apo drejtues televizioni në asnjë vend të botës.

Në mediat kryesore amerikane, maksimumi mund të marrin 250 mijë dollarë në vit, ndërsa Blushi merrte 2.5 mln euro.

Nuk dihet arsyeja përse SPAK e ka amnistuar Blushin, por do ketë pasur mik të fortë, se nuk ka shpjegim llogjik që të merret i pandehur vartësi i tij, dhe jo Blushi.(Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *