26 Gusht, 2026

17-vjeçari me makinë luksoze për pak iu merr jetën tre personave në Gjirokastër

 17-vjeçari me makinë luksoze për pak iu merr jetën tre personave në Gjirokastër

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin Gjirokastër-Lazarat, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë, katër persona, mes tyre dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 00:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Lazarat”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Benz”, me drejtues një 17-vjeçar.

Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

Rasti në fjalë tregon edhe njëherë se si shkelet ligji nga djemtë e pasanikëve, të cilët ngasin makina luksoze, edhe pse s’kanë patentë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *