28 Mars, 2026

Zhduken dy motra të mitura në Tiranë, nëna: U nisën për në shkollë, por nuk u kthyen

 Zhduken dy motra të mitura në Tiranë, nëna: U nisën për në shkollë, por nuk u kthyen

Një tjetër nënë ka ngritur alarmin për zhdukjen e dy vajzave të saj të mitura që prej mëngjesit të 27 marsit në Tiranë.

Bëhet fjalë për dy motra, Ledjona Dapa (14-vjeçe) dhe Ana Dapa (12-vjeçe), të cilat sipas familjarëve janë larguar nga banesa rreth orës 07:00 për të shkuar në shkollën “Gjon Buzuku”, pranë Komisariatit Nr. 4, por nuk janë kthyer më.

“Përshëndetje! Jam nëna e dy vajzave që sot kanë humbur, në mëngjesin e sotëm, duke u nisur për shkollë, por s’janë kthyer ende. Ju lutem kush i shikon në rrugë, ose kush i njeh, të kontaktojë në numrin që do lëmë këtu. Ju lutem më ndihmoni t’i gjejmë,”- i është drejtuar nëna JOQ Albania.

Familjarët kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë parë vajzat apo ka informacion mbi vendndodhjen e tyre. Rasti vjen në një periudhë kur kohët e fundit rastet e humbjes së të miturve sa vijnë dhe shtohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *