Zegjineja inspekton kastravecat e Arapajt
Deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka zhvilluar një vizitë në një serë në Arapaj.
“Arapaj
Në serat e Gentjan Selamit, me profesion inxhinier agrar, prej vitit 2009 i përkushtuar në bujqësi dhe zhvillimin e prodhimit vendas.
Sot ai ka 1 hektar sera me domate dhe tranguj, duke qenë një shembull konkret i punës, përkushtimit dhe sipërmarrjes në zonat rurale.
Mbështetja për fermerët si Gentjani është mbështetje për ekonominë vendase, për prodhimin “Made in Albania” dhe për një Shqipëri që zhvillohet nga puna e ndershme”, shkruan ajo.



