28 Mars, 2026

Xhelal Mziu, këshilla botës për luftën në Lindjen e Mesme

 Xhelal Mziu, këshilla botës për luftën në Lindjen e Mesme

Xhelal Mziu është shfaqur edhe si analist i zhvillimeve ndërkombëtare.

Ai ka bërë një analizë për luftën që po zhvillohet në Lindjen e Mesme.

“Një përshkallëzim i konfliktit me Irani do të përbënte rrezik për stabilitetin ekonomik global dhe për funksionimin normal të tregtisë ndërkombëtare.

Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më strategjike të energjisë në botë, pasi përmes saj kalon rreth 20% e naftës globale. Për shkak të rëndësisë së saj për ekonominë botërore, mbyllja e kësaj ngushtice vështirë se mund të jetë e qëndrueshme në plan afatgjatë.

Çdo tension që do të ndikonte në mbylljen e ngushticën së Hormuzit për furnizimet energjetike do të shtynte çmimin e naftës mbi 100$/fuçi mund të reflektohej në:

Rritje të inflacionit global

Qasje më të kujdesshme monetare nga Federal Reserve dhe European Central Bank.

Ngadalësim të rritjes ekonomike.

Luhatje në tregjet financiare.

Në këtë kontekst, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ruajtja e stabilitetit energjetik mbeten prioritete të përbashkëta”, shkruan Mziu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *