28 Mars, 2026

Vrasja e pabesë e 6 qytetarëve: 9 marsi, një plagë që ende pikon për Përmetin

 Vrasja e pabesë e 6 qytetarëve: 9 marsi, një plagë që ende pikon për Përmetin

Nga Adelina Stefani

​Sot mbushen 29 vite nga ajo që mbetet një nga ditët më të zeza, më të dhimbshme dhe më tragjike në historinë e qytetit tonë.

9 Marsi i vitit 1997 nuk është thjesht një datë, por një thikë në zemrën e çdo përmetari.

​Me respektin më të thellë dhe me dhimbjen që koha nuk e zbeh, përulemi sot përpara kujtimit të viktimave të pafajshme të asaj dite të përgjakur:

​- Tomorr Mullaraj

– Bledar Kasaj

– Abaz Rama

– Reshat Telaj

– Eftali dhe Kristul Theodhori (bashkëshortë)

​Dhimbja rëndon edhe më shumë sot, sepse pas gati tre dekadash, kjo tragjedi ENDE NUK ËSHTË ZBARDHUR. Drejtësia e munguar mbetet një barrë mbi shpirtin e familjarëve dhe një pikëpyetje e madhe mbi ndërgjegjen e qytetit tonë.

​Përmeti nuk harron. Ne nuk harrojmë! Kujtimi i tyre mbetet një amanet i gjallë për të kërkuar të vërtetën dhe për të mos lejuar që harrimi të mbulojë emrat e tyre.

​I paharruar qoftë kujtimi i tyre! U prehtë në paqe shpirti i tyre i pafajshëm!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *