28 Mars, 2026

“Vi**et” e Belindës ndezin Kuvendin

 “Vi**et” e Belindës ndezin Kuvendin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po i vjen në mbrojtje Belinda Ballukut.

Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se “deputetet e PS janë maska e Lubi Ballukut dhe Edi Ramës”.

Në momentin kur Berisha tha se “socialistët po mbrojnë vithet e Belindës”, Niko Peleshi i hoqi fjalën.

“Siç e shihni parlamenti është strofull e mbrojtjes së hajdutëve. Këta që janë pas shpinës time dhe këta të këtij krahu janë maska e Lubisë dhe Ramës.

Kurrë nuk keni patur në këtë sallë një grup njerëzish që shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur, vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën”, tha Berisha dhe më pas iu ndërpre fjala.

Menjëherë pasi Peleshi bllokoi fjalën e Berishës, deputetët e tij u bënë “zinxhir” në foltoren e Kuvendit duke i kërkuar kryetarit që t’i japë fjalën kreut të Partisë Demokratike.

“Uluni nëpër vende, nuk mund të lejojmë këtë lloj fjalori në Parlament deri sa të jem unë kryetar Kuvendi. Zini vendet, ndërpritet fjala”, ia ktheu Peleshi.

Berisha më pas sqaroi se çfarë kishte ndërmend të thoshte.

“Ju që u tërbuat për një fjalë, që ishte nga më të përzgjedhurat në gjuhën shqipe.

Po sikur të thoja dollapët, cfarë do thonit ju, prapë do protestonit? Mos u bëni histerikë. Po mbroni hajdutët.

Edi Rama është i dënuar nga shqiptarët. 10 shkurti e dëshmoi, 20 shkurti do jetë fundi juaj.

Ftoj qytetarët shqiptarë që t’ua hedhin në Lanë këto imunitete hajduteve”, tha Berisha në Parlament.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *