28 Mars, 2026

VIDEO: Pamjet e rralla të luftës civile në Shqipëri, në ’97-n

 VIDEO: Pamjet e rralla të luftës civile në Shqipëri, në ’97-n

Agjencia angleze e lajmeve ITN ka publikuar më shumë se 1 orë materiale filmike nga rebelimi i vitit 1997, kur qytetarët u ngritën në revolta pas humbjes së parave në firmat piramidale.

Materialet janë kronika lajmesh dhe raportime nga protestat e 1997 nga korrespondentët anglezë, që pasqyrojnë radhët e gjata në sportelet firmave piramidale, përplasjet me policinë, sulmet ndaj reparteve ushtarake dhe shpërndarjen e armëve në duart e qytetarëve, që e çuan vendin në prag të luftës civile.

Materialet përfshijnë edhe ngjarje të tjera të rënda të marsit të vitit 1997, si vrasje dhe masakra, pamje nga kaosi në Tepelenë, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Përmet etj, ndërsa përfshin edhe prononcimet e atyre viteve nga ish-presidenti Sali Berisha, ish-kryeministri Aleksandër Meksi etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *