28 Mars, 2026

“Tani ke në krah vetëm avokatët e tu” – Fjalët e Ramës për Ballukun: Paç fatin që meriton

 “Tani ke në krah vetëm avokatët e tu” – Fjalët e Ramës për Ballukun: Paç fatin që meriton

Në përfundim të fjalës së tij për mbi një orë, kryeministri Rama falënderoi Ballukun për drejtimin e ministrisë së Infrastrukturës për gjashtë vite duke shtuar se në përballjen me gjyqësorin ajo do të ketë në krah vetëm avokatët e saj.

Ai ka deklaruar se kërkesa e SPAK për arrestimin e saj nuk është e justifikuar me provat e dorëzuara nga Prokuroria e Posaçme, aq më tepër që duhet pasur parasysh sipas tij fati që Balluku është edhe prind i vetëm i një vajze të vogël.

Fjalimin, Rama e mbylli me kërkim falje ndaj Ballukut për mos pranimin e tre dorëheqjeve të dorëzuara prej saj, ndërsa i ka kujtuar se në betejën me drejtësinë, ish- ministrja, tashmë vetëm deputete, do të ketë në krah vetëm avokatët.

“E falenderoj Belindën për punën e madhe që bëri në detyrat që i besova për 6 vjet me radhë dhe i uroj fatin që meriton, cilido qoftë fati që meriton, në betejën ligjore për të cilën do të ketë në krah vetëm avokatët e saj.

I kërkoj ndjesë për refuzimet e përsëritura të 3 dorëheqjeve të veta të cilat pavarësisht interesit të saj apo edhe pikëpamjes së disa shokëve këtu për të lehtësuar presionin mbi të apo mbi ne, i kam refuzuar sepse gjyqësori u kuturis pa ose me dashje, këtë do ta mësojmë dhe të jeni të sigurtë që po e mësova do t’ua tregoj, u kuturis në territorin e pavarësisë së pushteti të pavarur ekzekutiv dhe legjislativ.

Pushteti këtu buron nga vota e popullit dhe kjo do të jetë e patolerueshme sa të jem unë në këtë detyrë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *