28 Mars, 2026

Skandali me banjat e Bënjës, që askush s’e thotë

 Skandali me banjat e Bënjës, që askush s’e thotë

Nga Hektor K. Lole

Duke parë punimet e reja në Banjat kurative të Bënjës dhe debatet që i shoqërojnë, për koston, çmimet, “betonizimin” apo për bukurinë, lind natyrshëm një pyetje thelbësore, që nuk e pashë të shtrohej gjëkundi!

PËR KË U RIKONSTRUKTUAN KËTO BANJA!?

Për plazh masiv veror, apo për kurimin e njerëzve sipas udhëzimeve mjekësore?

Banjat e Bënjës janë burime termale me vlera të njohura kurative, të cilat historikisht janë frekuentuar nga njerëz me probleme reumatizmale, dermatologjike apo muskulare, pra me qëllim shëndetësor, por që në realitetin e sotëm , çdo verë zona aty përjeton fluks tē madh vizitorësh, ku pamjet që janë sjellë, janë abuzim total, i një plazhi masiv (femijë e deri nê mosha të mëdha).

ÇFARË DUAM TË JENE BANJAT E BËNJËS NESËR, NJË PASURI E TRASHËGUAR PËR SHËNDETIN E NJERËZVE, APO NJË PLAZH I ZAKONSHËM VEROR!?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *