Si po tentohet të bëhet pis SPAK, me “skandale” erotike?
Drejtësia dhe veçanërisht SPAK, janë vënë në qendër të sulmeve të egra prej kohësh, si nga Qeveria, ashtu dhe nga opozita.
Sulmeeve të tyre natyrisht që iu janë bashkuar edhe mediat, të cilat në shumicë financohen pikërisht nga politika.
Dhe arsyeja kuptohet: Të gjithë, nga Rama, tek Berisha, janë frikësuar, se një ditë mund t’ju vijë radha që të shkojnë brenda, për aferat korruptive në të cilat janë përfshirë.
Ndaj duan ta denigrojnë me çdo kusht drejtësinë e re, për të cilën votuan vetë.
Qoftë edhe duke na shitur nëpër media “skandale” seksuale si ai i anëtarit të KLP, Olger Eminaj.
Për të na treguar se sa e keqe është kjo drejtësia e re.
Ngjarja e Olger Eminaj, mund të konsiderohet skandal veç në rrafshin moral, por siç u pa nga mesazhet, ai dhe femra me të cilën komunikonte, kishin muaj që flisnin me njëri-tjetrin.
Dhe në asnjë moment nuk flitet as për shantazhe nga anëtari i KLP, as për përndjekje, as për favorizime me postin.
Është thjesht një histori erotike mes dy personave, të cilën po përpiqen ta përdorin për demonizuar SPAK.
Sepse siç dihet, në Shqipëri, më shumë bëjnë bujë dhe zhurmë historitë e seksit, se sa vjedhjet apo korrupsioni.
Dhe në këtë pikë, deri më tani, askush nuk del dot e të thotë që SPAK është i korruptuar.
Po i akuzojnë veç për seks në orar pune!