28 Mars, 2026

Si mbyllet SPAK për 6 muaj

 Si mbyllet SPAK për 6 muaj

Nga Lutfi Dervishi

Qeveria mund ta “mbyllë” SPAK-un dhe Gjykatën Speciale brenda gjashtë muajve.

Jo me ligj.

Jo me votë.

Jo me presion.

Jo me Gjykatë Kushtetuese

Por duke qeverisur mirë.

Deri tani, qeveria dhe administrata kanë bërë aq shumë keqqeverisje dhe abuzime, sa SPAK-u ka punuar me turne.

Por keq qeveri sa dhe abuzimi janë ber eme qëllim që reforma në drejtësi të  dalë “me sukses”

Tani  kjo epokë merr fund.

Qeverisje model.

Respekt për ligjin.

Etikë në administratë.

Nëse kjo ndodh, SPAK mbetet pa çështje. Gjykata pa të pandehur. Prokurorët pa punë.

Reforma në drejtësi do të mbyllet, do të jetë viktimë e suksesit të mirëqeverisjes.

SPAK-u do të “mbyllet” se mbetet pa punë.

P.S. Apo mirë qeverisja është një sakrificë që nuk ja vlen të bëhet? Mision i pamundur?!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *