28 Mars, 2026

Si e bënë “amerikan”, gazetarin shqiptar të dhunuar në protestën e djeshme

 Si e bënë “amerikan”, gazetarin shqiptar të dhunuar në protestën e djeshme

Media pranë Qeverisë, raportuan dje, se në protestën e PD-së, ishte dhunuar dhe një gazetar amerikan.

Kjo, për të treguar sa të “dhunshëm” ishin protestuesit opozitarë.

Por në fakt, gazetari “amerikan” ishte Arian Hasimi, drejtuesi i “Nova Media”, i cili jeton në SHBA.

Hasimi është një gazetar i hapur pro opozitës dhe kundër Qeverisë.

Edhe pse shumë shpejt u mor vesh se për kë gazetar të dhunuar bëhej fjalë, mediat qeveritare nuk e korrigjuan lajmin.

Qëllimi ishte i qartë: Të krijohej ideja se po dhunoheshin dhe qytetarët e huaj.

Njësoj siç bënë me një lajm, se qytetarët u përleshën me protestuesit, ngaqë ishin të mërzitur me ta!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *