28 Mars, 2026

Shteti kthen kokën, ndërsa shqiptari ia fut shqiptarit

 Shteti kthen kokën, ndërsa shqiptari ia fut shqiptarit

Dorin Xhima 

Nuk ka fenomen më “shqiptar” sesa kjo lëvizja e shpejtë e shifrave në tabelat e karburanteve në Tiranë. Bursa mund të ketë një luhatje modeste, por në rrugët tona, rritja shfaqet me një urgjencë që do ta kishte zili edhe ndihma e shpejtë.

Është shpejtësia tipike e tregtarit tonë që nuk pret as të zbardhë drita për të parë pasojat, por nxiton t’i “ngulë thikën” xhepit të bashkëqytetarit të vet, sapo dëgjon një shkak rritjeje mijëra km larg

Kur çmimi ulet në botë, tek ne nuk bën vaki, por kur çmimi rritet qoftë edhe me një cent në bursë, rritja është e menjëhershme a thua se stokun e ka zero.

Po ku është shteti në këtë histori? Ku janë “Bordet” apo autoritetet që duhet të garantojnë se çmimi që paguajmë në pompë pasqyron realitetin ekonomik dhe jo oreksin e pangopur të disave?

Kjo nuk është ekonomi tregu, është thjesht babëzi e pastër. Shteti kthen kokën mënjanë ndërsa shqiptari ia fut shqiptarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *