28 Mars, 2026

Shqipëria në sytë e “Benit të vogël”: Vjedhje, korrupsion, drogë, prostitucion dhe të fortë…

 Shqipëria në sytë e “Benit të vogël”: Vjedhje, korrupsion, drogë, prostitucion dhe të fortë…

Nga Herion Mustafaraj

Ne syte e Benit.

(merguar prej 36 vjetesh,  te rikthyer per 10 vjet e i riemirguar prej 2 vjetesh tashme serisht  me SHBA.)

Ja si e shoh une kete pune.

Sot e gjithmone ka qene bota e kapitalit e jo e idealit.

Idealet ndihmojne ose pengojne, si te thuash eshte  nevoja shpirterore qe te shtyn te veprosh.

Te shtyn te kesh çfare? Buke ne tavoline , familje e shtepi, nje jete perhere e me te mire.  Pra te shtyn  te ndertosh nje kapital.  Kapitali jep siguri, force, besim, mundesi,

Ideali me i vlere eshte te japesh dhe jeten per dashurine me sublime qe eshte familja dhe konkretisht femija.

Njeriu, kjo specie e tejmanipuluar ne shekuj e qe i ka humbur instiktet, e mund ta konsiderojme qenien me te pabese, qe vret dhe llojin e tij, vellain , motren, nenen e babane. Kjo qenie kaq e pashpirt, qe ka nevoje te shkoje ne kishe e xhani per te gjetur dashurine apo te reflektoj, gje qe nuk e ben asnje specie tjeter, ne momente heroizmi, aty ku instikti i kafshes therret, e jep jeten pa menduar 2 here, kur sheh qe mund te shpetoj nje jete tjeter, nje qenie njerezore te panjohur,  apo nje kafshe, aq me teper familjen e tij  e memedheun.

Toka eshte lidhja jone me gjithesine qe njohim. Toka eshte ajo qe na jep identitet,, qe na thote se kush jemi e nga vijme.

Do qe ta poshterosh nje njeri, ta perulesh s’ke nevoje ta vrasesh-  izoloje dhe jepi racion buke- Kete beri Enveri dhe shoqeria e tij socialiste.

Fjale e madhe sipas teorise marksiste.

Nje jete e enderruar, doktrine qe nuk funksionoj e akoma nuk funksionon sepse eshte bota e KAPITALIT.

Pra duke pare etapat e zhvillimit te shoqerise njerezore, doktrina filozofike , aq bukur e thene ne leter, nuk u be e mundur te aplikohej ne jete ne kampin socialist, ne asnje nga shtetet e ketij koalicioni.

Shqiperia madje me udheheqesin e saj ateist kerkoj te kalonte duke bere “palle me mendje” nga Feudalizmi ne Socializem .

Po Kapitalizmi si etape ku humbi? Kapitalizmi u “interrnua” dhe kapitali me u çmuar u cilesua njeriu, sipas Psikopatit Diktator e aq te dashur e magjepses Enverit.

Populli i varferuar, rraskapitur dhe i lodhur nga Izolimi beri revolucion. Dolem prap ne Komunitet Primitiv.

Vjen nje fjale tjeter e madhe si shpetim- DEMOKRACIA .

Kjo ishte prapw nje genjeshter tjeter e sundimit te mentalitetit te popullit te varfer e medioker qe shpresonte. Ja ku oportunistet politikane vazhduan vjedhjen e “kapitalit”, esences se ekzistences se zhvillimit te shoqerise. Teoria –  Jepu ate qe duan turmes , qe ti kesh per vete, funksionoj.

Merrja token pronareve dhe vendos nje ligj qe as Enveri nuk kishte menduar ndonjehere ta vinte  te quajtur:  Neni  7501.

Tani te gjithe do jene ushtaret e tu o Sali, sepse ti e dije vleren e turmes. Ajo te merr zvarre ose te ngre ne qiell. Sundoji varfanjaket duke u dhene ne dore nje cope toke te vjedhur nga “reaksionaret” e Bejleret qe na kane shtypur gjithe jeten .

“Nxenesi i Tiranit – thote  Platoni – eshte edhe me i sofistikuar se ai e madje kur ze postin, ai vret dhe babain e tij e nuk ben me mik njeri.

Doli shprehja “Toke e Xanun”  nje enderr e pamerituar e çdo emigranti nga malesite e kudo tjeter ne Tirane e çdo qytet. Aspak Demokratike. Pra levizem nga Feudalizmi ne bashkim primitiv, ku hajduteria u be legjitime se do me i forti.

Tashme shteti primitiv do filloj te ndertoj Kapitalizmin.

Ndodhen katastrofa si skemat piramidale, vellavrasje, fallcifikime pronash, ndertim pasurie ne baze te perkrahjeve partiake , lufte e ftohte dhe e ngrohte brenda vendit , sepse armiq qe do na pushtonin nuk kishte me. Hajde te pushtojme njeri tjetrin siç ben qeveria me ligj. Nje jete eshte.

“Kap Çfar te Kapesh” – Kjo ishte teoria e re, e me e tmerrshme qe shkatarroj çdo ndergjegje e ideal sublim ne shpirtin e shqiptareve.

Tashme lufta brenda llojit u be mode. U be teori moderne sepse e thote shefi i ri. E thote shpresa qe kemi pritur gjithe keto vite. Aman vetem ate Sali vrasesin, jo!

Bijte e nenave shqiptare ishin leshuar rrugeve te botes, te kapnin çfar te mundnin, dhe suksesi ishte i garantuar me pislkiqet qe mund ti sherbenim botes.

Droge, prostitucion, hajdutllek, vrasje. Te fortet jashte , u bene me te forte së ata brenda. Ku do i pastronin paret????

Shqiptaret e mbetur ne atdhe apo te larguar e te rikthyer me shprese per nje ndryshim e me dashuri per memedheun  gjeten ne vendlindje nje barrikade me vellezer qe donin ti rripnin, t’i vidhnin dhe t’i mashtronin nga njera ane, dhe jeten e lluksit te te forteve milarderet e rinj te botes se krimit nga ana tjeter. Partia Socialiste u be goma e shpetimit e me pas u çpua ne zhgenjim.

U rikthyen  ne Shqiperi qindra mijera emigrant qe kishin shprese se Shqiperia do behet e qe ta do shpirti ta besosh, per te ndertuar nje jete te re, per te bere nje Kapital ne vendin tend e jo ne nje dhe te huaj.

Aty eshte dheu i te pareve, nene e babe e guri i thate.

Te gjithe u zhvaten, u vodhen e u poshteruan, duke i perulur me justifikimin teorik te fjales  “Sipas  vendit behet kuvendi”

Tashme doli plani perfundimtar i gjithe kesaj loje te tmerrshme… “Shpopullimi”

Teorite: “Ky vend nuk behet”. “Ikni sa me pare se ketu nuk do kete kurre drejtesi.”

“Ketu sundojne Oligarket e po te mos jesh me ta, je askushi e do vush si qen”

Kjo eshte masakra e fundit qe po jeton ky popull.

Ndertohen konflikte partiake brenda familjeve, korrupsion, kontroll, vjedhje qeveritare te popullit, larje parash te pista ne beton ndertimesh, oligarki pushtetare “o me mua, o vdis”.

-Mos i jep drita, uje, ngrohje, rruge,  pune.

Lere te lodhen ne dëmostrate me Keneten.

Leri ne varferi ashtu mes hallesh e mediokritet, degjeneroji fare  katunaret me joshje te nje mirazhi ku pislliku eshte shpetimi I vetem, dhe njerezit  do largohen vete sepse askush nuk do te vdese veten e familjen nga uria a te shfrytezohet.

Erdhi puna sa per te vjedhur para  e te shfrytezohen erdhen dhe pensionist intelektual nga Amerika qe u perdoren per vjedhje institucionale dhe u platen burgjeve,

Ne çdo fushe te jetes ne Sshqiperi u zhduk ndershmeria, u zhduk ideali, u zhduk atdhedashuria. Une gjeta vetem hajduteri, perdorim, ryshfete, telashe, genjeshtra e premtime. Mashtrime pa fund kur erdha pas 25 vjetes nga  institucionet e artit e ne çdo fushe tjeter zyrtare apo shteterore.

Nuk nvarohë dot kurre nje pune. Duhej veten te paguaje nen dore ose te perdorjë miqesite per te marre qofte edhe nje dokument te thjeshte. Mashtrumi kishte here ne gjak, aq sa , kur sgifje ndonjebrov te drejte , te dukej budall .   Qe nga punetoret, artistet , biznesmenet, intelektualet, fshataret. Ishte  fut ne gjak babzia, u fut vellavrasja e intriga.

I zoti ishte trafikanti, i forti, vrasesi dhe hajduti.

Keshtu na katandisen, pa asnje lloj vlere kur Kapitalin e ka ne dore vetem nje njeri qe sa here drejtesia I nxjerr nje varies te korruptuar ky ben sikur nuk e ka spiunuar vete. Vesi vdes me Robin thone.

Sonte une rri pa gjum per te nxjerre kete mllef qe kam ne shpirt, pasi mendoj qe ne nuk jemi keta per te cilet bota na njeh.

Ne duam ngadhnjim- siç thote Migjeni.

Ngadhnjim ne ndergjegje e mendimi te lire.

Nuk duem per hir te kalbesirave te vjetra qe kerkojne shenjtnim, te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit, e te vajtojme prap kangen e trushtimit.

Kangen monotone pa shpirt te skllaverise, te jem nje thumb I ngulun ndan truth e njerezise.

Vini mënd , vini mënd e turperonje. Mos u beni tradhetor, se pastaj do te pendonj!

Me falni per retoriken time te varfer e per koken time qe mbeti pas, kur kam kaq lufte perpara me veten time  per tu ingranuar ne kete bote Amerikane,  qe s’eshte imja por me afron aq shume saqe çdo enderr qe kam pare  ma ben realitet, madje perpos endrrave me ben te ndihem i dobishem edhe ne fusha te tjera qe nuk jane as  te zanatit tim.

Me keqardhje, respekt  e dashuri per vellezerit e motrat e mi shqiptare , nenat e baballaret  qe vuajne per bijte e tyre ne mergim, e qe nuk gezojne dot nje dite te bardhe pensioni, per ata qe jane te detyruar te behen pale me pushtetin. e te luftojne me njeri tjetrin per te mbrojtur detyren qe u sjell buke ne shtepi, ju dua me shpirt dhe ju pergjerohem te mos harrojme qe besa e shqiptarit eshte SHQIPTARIA.

Uroj nje dite te bukur per shqipet e mia kudo ne bote. Juaji perjete me respekt, Herioni.

Beni i vogel qe sado qe ecen vete, nuk e harron kurre Atdheun e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *