28 Mars, 2026

Shëndeti apo ndërhyrja e Ambasadave të huaja? Misteri i largimit të Agaçit

 Shëndeti apo ndërhyrja e Ambasadave të huaja? Misteri i largimit të Agaçit

Shefi i marrëdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike, Enri Çeno, dorëheqjen e Engjëll Agaçit si sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, e sheh produkt të ndërhyrjes së Ambasadave të huaja në Shqipëri.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian, ai deklaroi se janë dorëhequr dy drejtorë të rëndësishëm të cilët cilësoheshin të paprekshëm, Agaçi dhe drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

“Pa ndërhyrjen e ambasadave të atashuara në Tiranë, Agaçi me siguri do vazhdonte rrugëtimin e tij normal, siç ka vazhduar në 12-13 vite. Është i përfshirë në një sërë dosjesh, jo vetëm në ndërhyrjet e tij përgjatë procesit të vetingut.

Kanë dalë informacione të ish-zyrtarëve italianë, që është përfshirë në disa afera korruptive në disa prona në Jug të Shqipërisë, ku është i përfshirë drejtpërdrejtë dhe familja e Presidentit të SHBA. Agaçi ka qenë personi që ka bërë ndërlidhjen me gjeneralin italian.

Është pjesë e procesit hetimor. Sot kemi largimin e dy drejtorëve të rëndësishëm të qeverisë, edhe Engjëll Agaçi dhe Mirlinda Karçanaj, që të dy cilësoheshin të paprekshëm”, tha ai.

Engjëll Agaçi dha dorëheqjen pak ditë më parë, pak orë pasi kishte dalë nga SPAK, ku u pyet për rreth tre orë.

Arsyeja zyrtare e dorëheqjes, është për probleme shëndetësore.

Por pikëpyetjet për largimin e Agaçit, një prej njerëzve më të atakuar nga opozita, mbeten të mëdha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *