28 Mars, 2026

SHBA do të publikojë dosjet për UFO-t dhe jetën jashtëtokësore

 SHBA do të publikojë dosjet për UFO-t dhe jetën jashtëtokësore

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të urdhërojë agjencitë federale të nisin procesin për publikimin e dokumenteve qeveritare që lidhen me jetën jashtëtokësore dhe fenomenet ajrore të paidentifikuara.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se, për shkak të interesit të madh publik, do të kërkojë nga Sekretari i Luftës dhe departamentet përkatëse të identifikojnë dhe publikojnë dosjet që lidhen me “alienët, jetën jashtëtokësore, fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP) dhe objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO)”.

Më herët gjatë ditës, Trump akuzoi ish-presidentin Barack Obama se kishte zbuluar informacion të klasifikuar kur foli për idenë e jetës jashtëtokësore në një podcast të fundit.

“Ai dha informacion të klasifikuar, nuk duhet ta bënte këtë”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, duke shtuar se mund ta “nxjerrë nga telashet” Obamën duke deklasifikuar dokumentet përkatëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *