Sara shfaqet si kuzhiniere duke gatuar ballokume
Sara Mila, deputetja e shumëdiskutuar e Elbasanit, është shfaqur si kuzhiniere.
“Marsi në Elbasan nuk është thjesht një muaj në kalendar. Është aromë ballokumesh që dalin nga furra herët në mëngjes, është oborr shtëpie me lule, është dera e hapur për miq, është traditë që përcillet brez pas brezi me duar të arta grash elbasanase.
Në këtë muaj, qyteti im vishet me ngjyrat e pranverës dhe me shijen e ëmbël të ballokumes, simbolit që na bashkon rreth sofrës dhe kujtesës sonë. Një recetë e thjeshtë në dukje, por me një histori krenarie, që flet për identitetin tonë dhe për rrënjët që i ruajmë fort.
Si bijë e Elbasanit, Marsi për mua është më shumë se ardhja e pranëverës është ndjesi, është kthim tek tradita, tek familja, tek qyteti që më ka formuar”, shkruan ajo.
Me sa duket, akuzave për lidhje me banda e kriminelë, Sara ka vendosur t’iu përgjigjet me ballokume.

