28 Mars, 2026

Sara në botën e reflektimit

 Sara në botën e reflektimit

Sara Mila ka qenë një prej të ftuarave të Edi Ramës në iftarin e shtruar një ditë më parë.

Ajo thotë se ky ishte një moment reflektimi për të.

“Në Iftarin tashmë të bërë traditë për çdo vit nga Kryeministri Edi Rama dhe znj. Linda Rama, patëm kënaqësinë të kalojmë disa çaste reflektimi.

Në një botë që shpesh ushqehet me ndarje, tryeza e Iftarit në Shqipëri na kujton se forca jonë më e madhe ka qenë gjithmonë bashkëjetesa.

Rreth kësaj tryeze nuk ka dallime, ka vetëm njerëz që ndajnë bukën, respektin dhe besimin tek njëri-tjetri.

Si shqiptare dhe si deputete e Elbasanit, një qytet që e ka bashkëjetesën fetare pjesë të identitetit të tij, këto momente më kujtojnë sa e çmuar është kjo harmoni që duhet ta ruajmë e ta përcjellim brez pas brezi”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *