28 Mars, 2026

Rroftë Edi Rama…

 Rroftë Edi Rama…

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, është mbajtur një konferencë për shtyp, gjatë së cilës ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, u pyet për rezultatet të cilat “justifikonin” jetëgjatësinë e saj në qeveri.

Kumbaro është përgjigjur se rezultatet në fakt maten përmes votës dhe analizës së brendshme të skuadrës socialiste, duke theksuar se asnjë ministër nuk është aty sepse është vet por për shkak se është pjesë e kësaj suadre, në të cilën ndërrohen rolet dhe lëvizin edhe detyrat.

Vetëm Edi Rama është i palëvizshëm.

Sipas saj, të gjithë janë kalimtarë, veç Edi Rama jo.

Ministre, tre kolegët tuaj që sapo folën janë tre ministra të rinj të kabinetit Rama 4. Pas kryeministrit Rama ju jeni ministrja më afatgjatë në këto katër mandate. A mund të na thoni cilat janë rezultatet që justifikojnë këtë vazhdimësinë tuaj në kabinetet e zotit Rama?

Mirela Kumbaro: “Rezultatet janë ato që maten dhe vlerësohen çdo 4 vjet, qoftë nëpërmjet votës, qoftë përmes vlerësimit dhe analizave që bëjmë si skuadër e maxhorancës.

Asnjë ministër nuk është aty sepse është vetë, por sepse jemi pjesë e një skuadre. Si në çdo skuadër rolet ndërrohen, lëvizin me detyra të caktuara, që nga deputeti, drejtuesi politik, që nga ministri apo pjesëmarrja në komisione parlamentare.

Është pjesë e një skuadre, pjesë e një filozofie. Nuk është ministri që qëndron, por maxhoranca dhe lidershipi i Edi Ramës. Ne jemi pjesë e një skuadre dhe bashkëpunojmë në role dhe detyra të caktuara”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *