Raporti: Netanyahu ishte informuar për planin e sulmit të Hamasit që në 2018
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte marrë planin e detajuar të sulmit të Hamasit të 7 tetorit që në prill të vitit 2018, raporton e përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth.
Sipas raportimit të medias izraelite, kjo bie në kundërshtim me deklaratat e mëparshme të Netanyahu-t, i cili që nga nisja e luftës ka mohuar se ishte informuar për ekzistencën ose detajet e planit.
Një burim i njohur me çështjen i tha Yedioth Ahronoth se Netanyahu u ekspozua sërish ndaj planit, i njohur si “Jericho Wall”, më vonë gjatë vitit 2018, kur Shin Bet prezantoi një analizë për të në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Sipas të njëjtit raportim, në vitin 2022 Netanyahu mori gjithashtu një informim gjatë një dite studimore të Komandës Jugore, ku plani u përmend me emër.