“Rama paguan shkërdhatën që të të keqinformojë”
Kryeministri Edi Rama lajmëroi se do të bëjë ndryshime ne legjislacion, në mënyrë që drejtësia të mos ketë më mundësi të pezullojë anëtarët e Qeverisë.
Dhe në media, prej dy ditësh flitet se cili nen do të ndryshojnë socialistët.
Gazetari Gjergj Erebara shkruan se kjo gjë bëhet me qëllim që të tërhiqet vëmendja nga problem real i vendit, që është korrupsioni.
“Është një situatë e çuditshme kjo në të cilën, në vend që të diskutojmë për korrupsionin sistemik që shfaqet në manipulimin e çdo procedure prokurimi nga ministrja Balluku, jemi duke diskutuar paragrafin 2 të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale.
Siç tha Timothy Snyder, nëse nuk paguan gazetarin të të informojë, do të paguajë Rama shkërdhatën që do të të keqinformojë”, shkruan ai.