Rama habitet pse Qeverinë e tij e konsiderojnë hajdute dhe të korruptuar: Kemi vetëm 10 raste…
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Edi Rama foli për atë që e quajti “paradoksin” e madh të qeverisjes së tij, një transformim që po shkruan histori, ndërkohë që qeveria që e ka ndërmarrë atë akuzohet pa pushim si më e korruptuara dhe vendi si më i kriminalizuar.
Rama foli për një drejtësi të re dhe të pavarur, me “lajthitjet e natyrshme të moshës”, por që ka marrë shpatën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me bekimin e shumicës qeverisëse. Sipas tij, është pikërisht kjo drejtësi e ngritur dhe e mbështetur nga qeveria, që sot godet pa dallim.
Më tej ai solli në vëmendje shifra zyrtare për numrin e akuzave për korrupsion ndër vite, duke theksuar se ato janë shumë herë më pak se ato të thëna në publik. Rama theksoi se 85% e rasteve i përkasin dy mandateve të para, një statistikë e qartë kjo sipas kreut të qeverisë që me kalimin e viteve korrupsioni në Shqipëri ëshë ulur.
Një tjetër element i “paradoksit”, sipas Ramës, është fakti që Shqipëria renditet e para në rajon për integritetin në prokurimet publike sipas vlerësimeve të Bashkimit Europian, çka në interpretimin e tij tregon ulje të korrupsionit, jo shtim të tij.
Në fund të fjalës së tij, kru i qeverisë u ndal dhe te mediat, duke marrë si shembull Blendi Fevziun, me të cilin disa javë më parë pati dhe një “përplasje” viturale.
“Tani, ky është një fakt, një fakt tjetër është që Shqipëria nga BE në vendin e parë në rajon për prokurimet publike, për integritetin me diferencë nga vendi i dytë. Që do të thotë që ka më pak korrupsion jo më shumë. E treta është që Shqipëria e E Albania që i ka kursyer shqiptarëve sipas një konsulenti ndërkombëtar që ne morëm, një radhë të gjatë sa 22 mijë rrotullime rreth tokës dhe thuajse 1 miliard euro nga xhepi për të gjitha llojet e situatave. Do të thotë që ka më pak korrupsion.
Ka një fakt tjetër që e ushqen fuqishëm paradoksin, në rast akuza për korrupsion mund të jenë 10 në total e këtu përfshihen jo thjesht anëtarë qeverie, po emisione, lajme, postime në 700 tenxheret e poteres, mund të jenë 10 milionë.
Vetëm në tenxheren e Blendi Fevziut që me madhësinë e vet më thith dhe mua ndonjëherë mund të jenë bërë 1 mijë emisione, ku fjala korrupsion 100 milion herë, përgjim mund të jetë përdorur 100 mijë herë e fjala hajdut 10 mijë herë”, tha Rama.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Paradoksi: Falë nesh nën udhëheqjen dhe deri me lëkurën tonë po bëhet në Shqipëri ky transformim i cili do të hyjë në histori si një transformim epokal me një drejtësi të re dhe të pavarur, me të gjitha lajthitjet e veta të natyrshme për moshën që ka por e ka marrë shpatën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me bekimin tonë qeveria jonë goditet pa pushim si më e korruptuara dhe Shqipëria baltoset pa pushim si më e kriminalizuar.
Shikojeni se si uturijnë tenxheret që Prokuroria nuk po i heton edhe pse i ka prej kohësh dosjet atje për pastrim parash dhe për evazion fiskal me fakte dhe të nënshkruara nga autoritetet e të njëjtit shtet. Por si mundet? Si gëlltitet kjo burracakëri e neveritshme prej trimash që bëjnë shtatarin e verbër me punonjësit e shtetit dhe me politikanët e PS. Që shkojnë nga ato seriozet deri te ato shpërdorimet imagjinare të detyrave të punonjësve të administratës dhe fërkohen si pulat nga dy uturakët më të mëdhenj të pazarit mediatik të Shqipërisë të cilët e bombardojnë publikun me jashtënxjerrjet e çdo personazhi antikorrupsion dhe paratë të zeza. Ndërkohë që dosjet me të gjitha faktet e riciklimit të parasë së pistë janë në prokurori prej vitesh.
Mua më duket sikur nuk shkon se sa më shumë luftohet korrupsioni aq më shumë korrupsion paska dhe për më tepër pastaj për të dhënë për të gjithë ata që na kanë zgjedhur një pasqyrë për të parë realitetin sot përtej bombave artizanale. Në historinë e SPAK ka vetëm 10 akuza për korrupsion, 10 në të gjithë historinë. 16 për shpërdorim detyre, tani shifrat mund të variojnë me pak pasi nuk janë të gjitha të publikuara, këto janë shifrat e ministrisë së Drejtësisë dhe 15 raste për pabarazi në tendera dhe ankande publike. 10 për korrupsion, flas akuza, nuk flas dënime.
Tani, ky është një fakt, një fakt tjetër është që Shqipëria nga BE në vendin e parë në rajon për prokurimet publike, për integritetin me diferencë nga vendi i dytë. Që do të thotë që ka më pak korrupsion jo më shumë. E treta është që Shqipëria e E Albania që i ka kursyer shqiptarëve sipas një konsulenti ndërkombëtar që ne morëm, një radhë të gjatë sa 22 mijë rrotullime rreth tokës dhe thuajse 1 miliard euro nga xhepi për të gjitha llojet e situatave. Do të thotë që ka më pak korrupsion.
Ka një fakt tjetër që e ushqen fuqishëm paradoksin, në rast akuza për korrupsion mund të jenë 10 në total e këtu përfshihen jo thjesht anëtarë qeverie, po emisione, lajme, postime në 700 tenxheret e poteres, mund të jenë 10 milionë.
Vetëm në tenxheren e Blendi Fevziut që me madhësinë e vet më thith dhe mua ndonjëherë mund të jenë bërë 1 mijë emisione, ku fjala korrupsion 100 milion herë, përgjim mund të jetë përdorur 100 mijë herë e fjala hajdut 10 mijë herë.