Rama është biri i ku*vës më i madh që ka pas ndonjëherë në krye një vend i vogël
Gazetari Ermal Mulosmani ka komentuar fjalimin e Edi Ramës në SHBA, me rastin e mbledhjes së “Bordit të Paqes”.
“Rama është biri i kurvës më i madh që ka pasë ndonjëherë në krye një vend i vogël.
Nuk lë tribunë të rëndësishme pa ia shtrydhur deri në fund, çdo mundësi për të mahnitur të vetët.
Është gjeni për këtë. Unë jam i sigurtë që askush përveç shqiptarëve nuk është mahnitur nga fjala e tij sot përballë Trump.
Ama atij këta i interesonin për momentin. Zotit Trump i mjaftojnë numri i vendeve që i thonë “lepepeqe”, trupat që do dërgojnë dhe kontributi financiar.
Se çfarë thotë “ai tipi i gjatë” në këmbim të tyre nuk e mban mend as dy minuta pasi fjalimi i tij ka mbaruar!
I heq kapelen për këtë, nuk ka të dytë”, shkruan ai.
“Edhe me Trumpin edhe me BE-në edhe me Sorosin; edhe me Erdoganin edhe me Netanjahun edhe me Micotaqis-in; edhe i krishterë, edhe musliman edhe hebre; edhe me hebrenjtë edhe me arabët; edhe me ballistët edhe me komunistët; edhe me Mbretin edhe me Republikën; edhe me serbët edhe me kosovarët; edhe me Spakun edhe me hajdutët, edhe me Erjonin edhe me Belën, edhe me Zegjinenë edhe me Leaypin, edhe me Lalën edhe me Zamon; edhe me Meron edhe me Sandrin edhe me Topin. Madje edhe me Idajetin”, vijon ai.
“Edhe një gjë të fundit për ta mbyllur punën e fjalës së Kryeministrit Rama.
Fjalimet historike i thonë Presidentët e vendeve të mëdha, Liderët e botës. Në gjeopolitikë nuk ka fort rëndësi se çfarë thua por KUSH e thotë. Ata ndryshojnë rrjedhën e botës, të tjerët bëjnë hosana. Të gjitha fjalimet e liderucëve kanë në fokus audiencën vendase.
Maksimumi tentojnë të tërheqin vëmendjen e Liderit siç tenton ky gjynahu, deputeti i Lushnjës në Parlamentin tonë.
Mundet në Plug apo Bubullimë ka sukses ai por unë, fjala vjen, ndjej veç keqardhje për të dhe karagjozllëkun e tij. Ja ndjenja të tilla ka audienca e Bordit të Paqes për fjalimin e zotit Rama”, përfundon ai. (Thuaje.al)