28 Mars, 2026

Rama bën kurban Spiropalin, prej Ballukut?

 Rama bën kurban Spiropalin, prej Ballukut?

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në Qeveri.

Emri që bie në sy menjëherë, është padyshim Belinda Balluku, për të cilën këto muajt e fundit është bërë një luftë e madhe.

Edhe pse nën hetim nga SPAK, për disa afera të mëdha korruptive, Rama vendosi ta mbrojë për një kohë të gjatë Ballukun, duke hyrë në betejë edhe me drejtësinë për të.

Por me sa duket nuk i ka rezistuar dot jo vetëm presionit të brendshëm, por edhe atij ndërkombëtar.

Kjo, duke qenë se vetëm ditën e sotme, eurodeputetët e Parlamentit Europian, thanë se Shqipëria rrezikon seriozisht integrimin europian, për shkak të Ballukut.

Emri i dytë që bie në sy, është Elisa Spiropali.

Për vite me radhë, ajo është parë si njeri i besuar i Ramës dhe ka pasur një karrierë në rritje vazhdimisht.

Shkarkimi i papritur i saj duket i çuditshëm, pasi për momentin, nuk ishte përfolur për ndonjë gjë dhe ishte “harruar” dhe nga opozita.

Dikush me ironi, thotë se në fakt, shkarkimi i Spiropalit ishte dëshira e fundit e Ballukut, marrëdhënia e të cilave raportohet se nuk ka qenë e mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *