28 Mars, 2026

Raiffeisen Bank ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës

 Raiffeisen Bank ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës

Ka hallexhinj, që ndërtojnë gardhe pa leje dhe arrestohen. Ka të fortë, që ndërtojnë pa lejë kulla dhe nuk i gjen asgjë. Por ka dhe banka, që ndërtojnë pa leje.

Në pjesën e pasme që lidh Rrugën e Kavajës me Rrugën e Durrësit, në një lagje autoktone tiranase e në mes të kryeqytetit, Raiffeisen Bank e ktheu hapësirën publike dhe trotuarin në një strehë për kondicionerët e zyrave.

Kjo situatë në plot 70 m2, sipas IMT, është ndërtuar pa leje, e pikërisht nga një institucion që ligjin dhe lejen do duhet t’i ketë të shenjta. Pra, banka.

Vendimi i Gjykatës/ Raiffeisen Bank ndërtoi 70 m2 pa leje në mes

Ndërtimi pa leje është konstatuar nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit Tiranë. Ky institucion, në përgjigje të ankesave të banorëve, konstatoi zaptimin dhe ndërtimin e paligjshëm nga Raiffeisen Bank, e gjobiti dhe i kërkoi largim të menjëhershëm dhe kthim të trotuarit në shërbim të publikut.

Por banka, nga ana e saj, e refuzoi këtë vendim, duke trokitur në gjykatë. Pak javë më parë, gjykata i ka dhënë të drejtë IMT-së, duke detyruar Raiffeisen të paguajë gjobën e vendosur nga IMT.

Ajo që mbetet shumë e habitshme është se si këtë situatë nuk e panë satelitët Albania 1 dhe 2, si dhe Policia e Shtetit, Policia Bashkiake e shumë institucione publike, duke toleruar thuajse një geto me hekura, gjenerator dhe kondicionerë që ua nxinë jetën banorëve.

Weblajm

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *