Qentë që enden rrugëve sulmojnë egërsisht një grua në mes të qytetit
Sot në mëngjes, qentë endacakë sulmuan një grua në mënyrën më të tmerrshme të mundshme.
Fatmirësisht, rastësia deshi që unë dhe një kalimtar tjetër të ishim aty dhe arritëm ta shpëtonim.
Po sikur të mos ishim aty?
Po sikur të ishin fëmijë në vend të saj?
Nëse pushteti vendor mendon se mund të vazhdojë të bëjë humor me këtë temë, e ka shumë gabim.
E keqja po ndodh çdo ditë në sy të tyre, pa asnjë reagim.
E turpshme dhe e papranueshme.