Pseudo-burrat socialistë që e bënin në pantallona nga Bela dhe lufta me Elisën
Nga Habjon Hasani
Kam pare plot pseudo-burra ne PS qe u shpetonte pik-pik ne pantallona nga Belinda Balluku.
Dje pashe dhe shokun Rrapi qe i shpetoi pike-pike nga Bela jone.
E vetmja qe s’ja bente syri terr nga Bela jone; e qe ne fakt mori persiper ate qe nuk guxonin ta benin shume pseudo-burra ne PS, ishte Spiropali.
Ajo eshte ndeshkuar vetem per dy motive:
a) Zgjodhi te mos shnderrohej ne zar te Ballukut.
b) Ne ndryshim nga Balluku; ajo nuk e ka peng Ramen.
Por ketu duhet te shtoj diçka; nje xhep arsyetimi:
Belinda Balluku ka intuite te jashtezakonshme femerore; kjo lloj intuite eshte me efiçente se logjika dhe arsyetimi mashkullor.
Por jo veç kete. Belinda Balluku ka dhe nje vigjilence te forte rruge; te cilen ja respektoj; sepse e ben shume operacionale dhe teper korrekte ne ujdi ky detaj.
Se dhe rastesisht nuk mberriti aty ku mberriti ajo.
Mirepo ka nje problem te madh Bela jone. Te madh fare fare. Ajo s’ka plan B, kur deshton transaksioni ose pengu.
Pra ajo nuk ka plan B dhe s’di ça te beje fare nese ti i thua qe s’me plas per leket e tua ose nese ajo s’ka ku te te shantazhoje.
Ky detaj ben diferencen e madhe; sepse ne lojen afatgjate; ne kupolen e perhershme; nuk shkon dot deri ne fund vetem me transaksione larte e poshte; duhet produkt, arkitekture dhe jo llamarina; efiçence dhe jo harem, kredo dhe jo mercenarizem.
Keto detaje kyçe Beles tone i mungojne.
Ndaj dhe ajo sot me dashje i ka prere rrugen afatshkurter Spiropalit; por pa dashje i ka lejuar Spiropalit nje perspektive shume me afatgjate, nese ajo do dije te luaje.
Besoj do kete media apo zera qe keto oret ne vijim do shigjetojne Spiropalin, ndersa kjo e fundit duhet kuptuar thjeshte si nje anetare ekuipazhi qe pati fatin te zbriste nga Titaniku pak çaste para nisjes se tij.