28 Mars, 2026

Pse Edi Rama, është i shqetësuar nga fati i Berishës?

 Pse Edi Rama, është i shqetësuar nga fati i Berishës?

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, ku u ndal te zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Ngjela tha se Berisha e ka krijim të vetin PD-në dhe se e ka të vështirë që të largohet nga kjo forcë politike.

Po ashtu, ai hodhi akuza ndaj kryedemokratit, duke thënë se i shërben Partisë Socialiste dhe se Rama është personi që vuan më shumë nga ikja e tij.

Atje është Saliu, i cili është me karakter “magjik”. E ka krijim të vetin atë parti dhe kujt i shërben? Partisë Socialiste. Sikur të ikë Saliu nga procesi penal, e di kush vuan më shumë? Rama. Pse? Sepse me këtë e ka të garantuar pushtetin, se ka një kundërshtar të dobët që është non grata në SHBA dhe do ta mbajë”, tha Ngjela në Top News.

Ndërsa për një largim të mundshëm të Berishës nga PD, avokati ka deklaruar se duhet të shihet nëse Partia Demokratike do të qëndrojë e bashkuar, teksa nuk përjashtoi as skenarin e ndarjes së saj.

Në qoftë se do të largohet, ata do të shkojnë në Kongres dhe do të shohim përplasjet. Aty do të shohim nëse do të qëndrojë e bashkuar apo do të ndahet në dy-tre pjesë. Pra, çështja është se çfarë do të ndodhë me atë parti kur të ikë Saliu? Se në Perëndim është vërtetuar që, kur ikën një lider autoritar, partia ndahet”, deklaroi ai.

Po ashtu, Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se kryeministrin Edi Rama e shqetëson marrja e Berishës si i pandehur nga SPAK, pasi sipas tij, me kryedemokratin e ka të garantuar pushtetin. Po ashtu, ai theksoi në fjalën e tij se Berisha nuk mund të vijë në pushtet, pasi është “non grata”.

Atë parti e kontrollon Rama, se e ka të garantuar pushtetin. Si mund të vijë një ‘non grata’ në pushtet, se del Shqipëria non grata pastaj. Po të jesh non grata në Shqipëri, nuk ka marrëdhënie me të. Ajo që e dëmton Ramën është që Saliu është i pandehur në SPAK.

Kjo e shqetëson Ramën, se nëse Sali Berisha dënohet, ai ikën nga politika. Zgjedhja e kreut të PD-së e shqetëson Ramën, se e di që pastaj për 2-3 muaj bie nga pushteti. Prandaj e do Rama Berishën. Pra, politika është interes”, shtoi avokati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *