Provokimi i Sorosit të vogël
Alexander Soros, djali i filantropit miliarder George Soros dhe drejtues i fondacionit ‘Open Society Foundations’, ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim të gazetarit amerikan Max Blumenthal.
Sipas raportimit të Jewish Insider, Soros shpërndau një postim të Blumenthal – një figurë e njohur për qëndrime shumë kritike ndaj politikës së jashtme amerikane dhe Izraelit, si dhe për përhapjen e narrativave që kritikët i konsiderojnë konspirative.
Sipas medies izraelite, ai është një shpërndarës i njohur i teorive konspirative kundër Izraelit, ndërkohë që promovon një raportim simpatik ndaj Iranit dhe Rusisë.
Blumenthal është themelues i medias The Grayzone, platformë që shpesh publikon analiza kundër linjës zyrtare të politikës perëndimore në Lindjen e Mesme dhe në konfliktet ndërkombëtare.
Artikulli thekson se veprimi i Soros ka marrë vëmendje për shkak të profilit të tij publik dhe ndikimit të familjes Soros në politikën dhe filantropinë globale.
Kritikët e kanë interpretuar shpërndarjen si një sinjal mbështetjeje ndaj një figure kontroverse, ndërsa mbështetësit e shohin si pjesë të debatit të lirë në hapësirën publike.
Deri tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Soros për arsyen e shpërndarjes së postimit.
Ndërkohë, Soros po ashtu ka vlerësuar Spanjën që nuk e lejoi SHBA-në të përdorë bazat e përbashkëta ajrore dhe u bëri thirrje vendeve të tjera evropiane të bëjnë të njëjtën gjë.