28 Mars, 2026

Plas grushti, policët bashkiakë rrihen me njëri-tjetrin brenda në zyrë

 Plas grushti, policët bashkiakë rrihen me njëri-tjetrin brenda në zyrë

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar ditën e djeshme në kryeqytet, ku dy punonjës policie janë konfliktuar me njëri-tjetrin, brenda ambienteve të zyrës.

Blutë kanë njoftuar se Eugen Saliasi ka goditur kolegun e tij Alfred Xhoxhaj në zyrë, teksa ky i fundit ka bërë kallëzim në polici një ditë më parë.

Policia ka nisur hetimet për Saliasin për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Njoftimi i plotë:

“Më datë 03.03.2026, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 shtetasi A. Xh., punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, i cili kallëzon se, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës, është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, punonjës i Policisë Bashkiake, shtetasi E. S., i cili u procedua për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *