28 Mars, 2026

Plas arma në Këlcyrë, tentohet të vritet 20-vjeçari me armë sportive

 Plas arma në Këlcyrë, tentohet të vritet 20-vjeçari me armë sportive

Policia ka arrestuar një 56-vjeçar nga Dragoti, pasi ka kërcënuar me armë një 20-vjeçar në Këlcyrë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Q., 56 vjeç, banues në fshatin Dragot.

56-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive një 20-vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë sportive, të cilat ai i mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *