Pelinci emëron Elisa Spiropalin zv.kryeministre në Qeverinë hije?
Në rrjet ka qarkulluar një foto e personazhit të famshëm Pëllumb Pelinci, me Elisa Spiropalin.
Sipas postimit, ai e ka emëruar Spiropalin zv.kryeministre të Qeverisë së tij hije.
Por vetë Pelinci thotë se ky është mashtrim.
“Postimi që po qarkullon në rrjete sociale në emrin tim, ku pretendohet se kam zhvilluar takim me znj. Elisa Spiropali dhe kam bërë deklarata për të ashtuquajturën “qeveri ije”, është plotësisht i rremë dhe i falsifikuar.
Unë nuk kam publikuar kurrë një postim të tillë dhe nuk qëndroj pas përmbajtjes së tij.
Ky material është prodhuar dhe shpërndarë me qëllim manipulimi dhe dëmtimi të imazhit tim.
Paralajmëroj se çdo person që ka prodhuar ose shpërndan këtë falsifikim mban përgjegjësi ligjore, dhe rezervoj të drejtën të ndjek procedurat ligjore përkatëse ndaj autorëve”, shkruan Pelinci.