28 Mars, 2026

PD dhe PS u bënë bashkë kundër qytetarëve në Kamëz, Berisha justifikohet: Kompania ka blerë automjete moderne

 PD dhe PS u bënë bashkë kundër qytetarëve në Kamëz, Berisha justifikohet: Kompania ka blerë automjete moderne

Sali Berisha është pyetur në lidhje me rritjen e biletave tët transportit urban Kamëz–Tiranë, ku demokratët bashkuan votat me socialistët dhe votuan pro kërkesës së kompanisë “Shpresa-AL”.

Berisha tha se po e shqyrtojnë problemin dhe se është i informuar për këtë çështje që prek qytetarët që frekuentojnë këtë linjë.

Por ai u justifikua, teksa tha se kompania ka ndërruar mjetet e transportit, të cilat sipas tij, janë më moderne.

“Përsëri ne do e shqyrtojmë problemin. Çfarë ka ndodhur, jam informuar. Kompania ka ndërruar mjetet e transportit, i ka blerë më moderne, dhe mbi këtë bazë, në mos gaboj, megjithatë ne do informohemi më mirë dhe do u përgjigjemi”, tha Berisha.

Kujtojmë që bileta e transportit publik të Kamëz-Tiranë që nga 1 nëntori kushton 50 lekë, nga 40 lekë që kushtonte më parë, ndërsa abonimi mujor është rritur në 14000 lekë nga 12000 lekë që ka qenë.

Operatori i linjës dorëzoi pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë Kamëz një kërkesë për rritjen e tarifës, të mbështetur me analizë të detajuar të kostove dhe argumente ekonomike.

Në dokument thuhej se shtimi i çmimeve të karburanteve dhe i shpenzimeve operative e bën të nevojshme përshtatjen e tarifës aktuale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *