Pasuesi i Khameneit bënte trajnime seksuale me ‘gra afatshkurtra’
Nga Philip Fabian, BILD
Kjo raketë e mullahëve thjesht nuk donte të ngrihej!
Mojtaba Khamenei (56 vjeç), djali dhe pasardhësi i mundshëm i Ali Khameneit, “mullahut suprem” të eliminuar në moshën 86-vjeçare, sipas disa rrjedhjeve diplomatike është trajtuar për impotencë aq të rëndë, saqë është dashur të shtrohej disa herë në spital.
Sipas këtyre burimeve, Mojtaba Khamenei iu nënshtrua të paktën katër trajtimeve në klinika londineze pasi u bë e qartë se ai dhe gruaja e tij, pas shumë vitesh martese, kishin vështirësi për të pasur një fëmijë.
Kjo del nga telegramet diplomatike amerikane të vitit 2008, të cilat WikiLeaks i publikoi në atë kohë bashkë me detajet pikante që përmbanin.
Pas dy muajsh “ushtrimesh”, ai la shtatzënë gruan
Edhe pse ishte i vijës së ashpër, ai thuhet se ishte aq “i butë” në jetën intime, saqë një herë qëndroi plot dy muaj në një klinikë për impotencë. Vetëm pas kësaj, djali i Ajatollahut arriti më në fund ta linte shtatzënë gruan e tij.
Kështu ai shpëtoi martesën e tij (kryesore), sepse tek myslimanët shiitë struktë, impotenca ose mosplotësimi i detyrimeve bashkëshortore është arsyeja e vetme e pranueshme që një grua të kërkojë divorc.
Sipas raportimeve, si gruaja, ashtu edhe djali i tij nuk jetojnë më: ata thuhet se ishin ndër 49 personat që u vranë të shtunën e kaluar bashkë me babanë e tij gjatë një sulmi izraelit në Teheran.
Si flinte mullahu, në përputhje me Islamin, me gra të tjera
Pjesë e terapisë së mullahut ishte: praktika në shtrat. Por, këtë praktikë seksuale, kleriku (edhe pse jo me rangun e Ajatollahut) nuk duhej ta bënte me gruan e tij. Dhe kjo është e mundur — edhe sipas ligjeve shumë të rrepta fetare të mullahëve.
Sepse në Islamin shiit, siç interpretohet në shtetin teokratik të Iranit, ekziston një “rrugë ligjore” që lejon seks jashtëmartesor pa pasoja fetare: “martesa e përkohshme”.
Të paktën dy martesa të tilla, të kufizuara nga një minutë deri në 99 vjet, dhe të vërtetuara nga noteri, thuhet se Mojtaba Khamenei i ka lidhur në Londër.
Çfarë janë “martesat e përkohshme”?
Ekspertja e Islamit dhe aktivistja për të drejtat e grave Seyran Ateş shpjegon: “Është një parim nga koha e hershme islame, i krijuar për periudha lufte. Ai duhej të siguronte që burrat të mund të kishin marrëdhënie seksuale edhe kur ishin larg grave të tyre, për shembull gjatë udhëtimeve ose luftës. ‘Martesa e shkurtër’ gjithashtu siguron që ‘gruaja’ të kompensohet ose paguhet”.
Sot kjo praktikë në shumicën e rrymave të Islamit – për shembull në Arabinë Saudite – konsiderohet prostitucion dhe është e ndaluar me ligj. Por jo në Iranin shiit, ku zyrat noteriale certifikojnë të ashtuquajturat martesa Mutʿa.
Seyran Ateş shton: “Edhe në Gjermani ka imamë që lidhin martesa të përkohshme dhe fitojnë para prej tyre. Ajo është gjithashtu praktikë e zakonshme në bordellot gjermane. Gratë ofrojnë këto ‘martesa’ kundrejt një pagese shtesë”.
Shpesh madje nuk përfshihet fare një imam: klienti thjesht e bën punëtoren seksuale të konvertohet në Islam dhe më pas, me një citim nga Kurani, e shpall përkohësisht gruan e tij.