28 Mars, 2026

Pastorët e Amerikës dhe ata që po sulmohen si të tillë në Shqipëri

 Pastorët e Amerikës dhe ata që po sulmohen si të tillë në Shqipëri

Një grup pastorësh dhe liderësh fetarë nga vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara u mblodhën të enjten në Shtëpinë e Bardhë për t’u lutur për presidentin amerikan Donald Trump,

Takimi i pastorëve me Trump u zhvillua në Zyrën Ovale dhe u pamjet nga lutja u publikuan përmes një videoje në rrjete sociale nga stafi i Trump.

Pamjet tregojnë presidentin të ulur në Zyrën Ovale, ndërsa rreth tij qëndrojnë disa pastorë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare, të cilët formojnë një rreth dhe bëjnë lutje për shëndetin, mbrojtjen dhe udhëheqjen e tij në krye të vendit.

Gjatë lutjes, një nga pastorët kërkoi nga Zoti që t’i japë presidentit forcë dhe urtësi për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara, si dhe mbrojtje për ushtrinë amerikane dhe për qytetarët e vendit.

Kjo, në një kohë që në vendin tonë, dy ministra që janë besimtarë dhe shkojnë në kishë, janë vënë nën sulm si “pastorë”.

Kur në fakt, as Toni Gogu dhe as Ermal Nufi, nuk janë pastorë, por thjesht besimtarë, që dhe shërbejnë në kishat ku shkojnë, kur kanë kohë.

Dhe ironia është, se sulmet vijnë edhe nga media që e konsiderojnë veten si “konservatore” dhe ndajnë vizionin e Donald Trump.

Se ok, radikalëve islamikë iu falet, ngaqë ata i kanë sytë nga Irani dhe këto kohë janë të stresuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *