28 Mars, 2026

Njeri i Ballukut, lidhje izraelite apo propozim amerikan – E vërteta e ministrit të ri të Mbrojtjes

 Njeri i Ballukut, lidhje izraelite apo propozim amerikan – E vërteta e ministrit të ri të Mbrojtjes

Emërimi i Ermal Nufit si ministër i Mbrojtjes ka shkaktuar debate në rrjet dhe mediat pranë PD-së.

Ndaj tij janë bërë disa akuza, ndër të cilat tre janë më kryesoret.

E para, se është njeri i Belinda Ballukut.

E dyta se është pastor.

Dhe e treta, se propozimi i tij për ministër është bërë prej lobit izraelit.

Nufi është e vërtetë që ka punuar disa vite në Ministrinë e drejtuar nga Balluku dhe ka qenë në poste të rëndësishme, por marrëdhënia e tyre ka qenë institucionale, deri kur ai u emërua si zv.sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri.

E dyta, Nufi nuk ka qenë kurrë pastor.

Ai është besimtar i krishterë ungjillor dhe ky është një fakt publik, që ai nuk e ka fshehur ndonjëherë.

Në kishën ku shkon, thjesht ka shërbyer dhe patjetër edhe ka predikuar ndonjëherë nga Bibla, por nuk ka pasur ndonjë titull zyrtar kishtar.

Fakti që ai është besimtar, madje edhe nëse do të kishte qenë pastor, në vend të përmendjes si cen, tregon se kemi të bëjmë me një njeri me integritet.

E treta, lidhur me aludimet se ai është propozim izraelit, është e pavërtetë.

E vërteta është se Nufi, sipas burimeve të sigurta, është propozim amerikan për postin e ministrit të Brendshëm.

Emri i tij, bëjnë me dije burimet, është përmendur në korridoret e Uashingtonit, gjatë udhëtimit të kryeministrit Rama për të marrë pjesë në mbledhjen e “Bordit të Paqes”.

Kjo, për shkak edhe të lidhjeve të Nufit me organizata të krishtera, të cilat kanë ndikim të fortë tek presidenti amerikan Donald Trump.

Emërimi i tij në Qeveri, nga ana tjetër, rrëzon edhe kauzën “konservatore” të opozitës për “familjen”, duke dashur të atashohet me lëvizjen e Trump në Amerikë, pasi Nufi realisht, është një personazh me lidhje reale me konservatorët amerikanë që janë pranë Partisë Republikane dhe që kanë ndikim direkt tek presidenti Donald Trump.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *