28 Mars, 2026

Një vendim, që “fik” edhe Belinda Ballukun

 Një vendim, që “fik” edhe Belinda Ballukun

Ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata Kushtetuese i rrëzoi sot kërkesën për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë, Kushtetuesja nuk i ka shqyrtuar pretendimet e tij se marrja e provave nga celulari ishte e paligjshme dhe kjo i bënte të papërdorshme.

Berberi duhet t’i drejtohet për këtë çështje Gjykatës së Shkallës së Parë fillimisht.

Berberi u arrestua më 14 mars 2024. Një muaj më herët oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kryen një kontroll në banesën e tij, kur ai ishte ende drejtor i ARRSH-së, duke sekuestruar 4 aparate telefonike, pajisje të ndryshme kompjuterike dhe një sërë dokumentesh.

Pikërisht materialet e marra nga këto telefonë, posaçërisht ai i gruas së Berberit, Adela Ruko, u shndërrua në një minierë ari për SPAK.

Provat e gjetura aty çuan në disa hetime të njëpasnjëshme, mes tyre edhe atë të zv.kryeministres Belinda Balluku e marrë e pandehur për shkelje barazisë në tenderë në tunelin e Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe dhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.

Goditja që Berberi i bënte ligjshmërisë së provave të sekuestruara, përfshirë edhe komunikimet në telefonat e tij, mund të godiste edhe hetimet për dosjet e tjera, përfshirë edhe dosjen ‘Balluku’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *